Januzaj-drejtuesve të Junajtid: Ju lutem, më shisni!

154

Moebel THEMA

Januzaj-drejtuesve të Junajtid: Ju lutem, më shisni!

 

Adnan Januzaj u ka kërkuar drejtuesve të Mançester Junajtid që ta shesin kartonin e tij. Futbollisti 21 vjeçar ishte një prej lojtarëve që Zhoze Murinjo takoi të enjten dhe u tha që të kërkonin një skuadër ku të huazoheshin në mënyrë që të luanin më rregullisht.

Por futbollisti, padyshim i këshilluar nga menaxheri i tij, ka vendosur që të shkëputet përfundimisht nga Mançester Junajtid, i ndërgjegjshëm se nën drejtimin e Murinjos, vështirë se do të gjejë ndonjë herë hapësira te “djajtë e kuq”.

Sipas “Daily Mail”, ai as që do të marrë mundimin të provojë vlerat e tij para trajnerit portugez, por ka kërkuar që ta shesin përfundimisht kartonin e tij. Në bazë të informacionit të së përditshmes britanike, Januzaj po ndiqet me interes nga Sandërlend, Everton, Milan, PSG dhe Ajaks, nënvizon Panoramasport.

“Djajtë e kuq” duket se i kanë kthyer një përgjigje pozitive, thjesht presin ofertat për futbollistin i cili kishte një të ardhme shumë premtuese por që deri tani është përshkruar kudo që ka shkuar si një personazh problematik.

 

Comments