Jashari përkujton Fehmi Lladrovicn: Heronjtë s’vdesin kurrë, ata kanë vetëm ditëlindje

285

Me rastin e ditëlindjes së heroit kombëtar Fehmi Lladrovci, kryetari i Komunës së Skenderajt Bekim Jashari ka kujtuar jetën dhe veprën e tij.

Përmes një postimi në Facebook, ai tha se Lladrovci u  kthye në Kosovë pa u përshëndetur me shokët në Gjermani dhe pas luftës heroike që bëri bashkë me Xheven ra në altarin e Lirisë për të mos vdekur kurrë

“Fehmi Lladrovcin kam pasur fatin ta njoh në Gjermani, si një njëri i pendës dhe pushkës, një burrë i vendosur dhe i betuar për t’i dalë zot vatanit. Ai u kthye në Kosovë pa u përshëndetur me shokët në Gjermani dhe pas luftës heroike që bëri bashkë me Xheven ra në altarin e Lirisë për të mos vdekur kurrë. Urime ditëlindjen Komandant”, shkruan Jashari në Facebook. /Lajmi.net/ 

Comments