Jep dorëheqje kryeministri i Malit të Zi
Kryeminstri i Malit të Zi, Millo Gjukanoviç, ka dhënë dorëheqje disa orë pasi ka sugjeruar se Rusia ishte e përfshirë në puçin e pretenduar në ditën e zgjedhjeve, duke akuzuar opozitën për bashkëpunim me Kremlinin.
Ai ka sugjeruar se Rusia ishte e përfshirë në një përpjekje të dyshuar për puç në ditën e zgjedhjeve parlamentare dhe ka akuzuar opozitën për bashkëpunim me Kremlinin.
Kryeministri Millo Gjukanoviç tha të martën, 25 tetor, se ishte një “lidhje e fuqishme e një faktori të jashtëm” me votimet e 16 tetorit, që u shënua me arrestimin e 20 personave të dyshuar për planifikim të sulmeve të armatosura ndaj Gjukanoviçit dhe mbështetësve të tij, pasi shpalljes së rezultateve të zgjedhjeve parlamentare.
Zyra e prokurorit të Malit të Zi ka pretenduar se grupi i arrestuar ka planifikuar të sulmojë qytetarët përballë Parlamentit pasi të jenë shpallur rezultatet e zgjedhjeve, dhe pastaj të hyjë në ndërtesë dhe ta arrestojë Gjukanoviçin.