“Jetë o jetë” – Gërvalla ia huq sërish brutalisht me flamujt e shteteve
Ministria e Jashtme e udhëhequr nga Donika Gërvalla ia ka huqur sërish keq me flamujt, duke mos ditur se cili flamur cilit shtet i përket.
Në një postim në Tëitter të MPJ-së ku urohet Dita e Pavarësisë së Andorës, është vendosur flamuri i Moldavisë, shkruan lajmi.net.
“Me rastin e ditës së Pavarësisë së Andorës, ne i dëshirojmë një ditë të lumtur dhe prosperitet të vazhdueshëm të gjithë qytetarëve të (Flamuri i Moldavisë) Shohim përpara për forcimin e raporteve me(Flamuri i Moldavisë”.
Kjo nuk është hera e parë që ministria e Jashtme ia huq keq me flamujt.
Madje vet Gërvalla ia kishte huqur keq me flamurin e NATO-s, ku në vend të tij e kishte vendosur atë të OKB-së. /Lajmi.net/