Jo “fyt për fyti”, por votë për vote në garën e Hyseni dhe Hazirit në Gjilan

369

Një nga komunat më të rëndësishme në vend është padyshim ajo e Gjilanit.

Por garë interesante është zhvilluar së fundi në kuadër të zgjedhjeve lokale pikërisht në këtë qytet.

Derisa Komisioni Qendror Zgjedhor ka numëruar 95.36% të votave, gara vazhdon të jetë sërish e “nxehtë”.

Kandidati i LDK-së, Lutfi Haziri dhe ai nga Lëvizja Vetëvendosje, Alban Hyseni po vazhdojnë të jenë në fazë rreziku për votat e qytetarëve të tyre, transmeton lajmi.net.

Hyseni ka 44.41% të votave deri tani, ndërsa Lutfi Haziri ka 43.97% të tyre.

Siç duket gara në këtë komunë do të vazhdojë të jetë mjaftë interesante deri në numërimin e 100% të votave./Lajmi.net/

Comments