John Alite: Për disa vrasje pendohem, për të tjerat jo

209

alite123

John Alite, më i famshmi ish-gangster shqiptar, i njohur si dikur dora e djathtë e shefit të familjes Gambino, John Gotti, ekskluzivisht në Info Magazine të Klan Kosovës ka thënë se ndjen pendim për disa vrasje, varësisht prej ngjarjes.

“Kam takuar disa nga viktimat  e mia, disa familjarë të tyre dhe flas me fëmijët, pasi nuk e kam ndërmend t’ua ndryshoj bindjet të rriturve”.

“Kam vrarë njerëz që kanë përdhunuar femra, për të cilën gjë nuk pendohem aspak. E kam thënë edhe gjatë gjyqit: nëse do të mund t’i ngjallja dhe t’i vrisja prapë, do ta bëja këtë gjë. Kur ia bën këtë gjë një gruaje, meriton të vritesh. Kështu besoj unë. E them shpesh që jetoj sipas rregullave të mia. Dhe sipas tyre, nëse ia bën këtë gjë një gruaje, duhet të vritesh. Nuk ka tjetër rrugë. Për të tillë njerëz nuk kam kurrfarë pendimi.Për të tjerët, natyrisht”.

Ai ka thënë se në këtë “lojë”, gjërat nuk ndryshojnë edhe nëse heq dorë, njofton Klan Kosova.

“Nuk po mundohem të arsyetoj atë që kam bërë, por jemi të gjithë në këtë botë, dhe ia them familjes sime, që nëse nesër më vret dikush, unë e kam zgjedhur këtë jetë. Deri në fund.Nuk dua që ata të më qajnë, pasi unë vet e kam marrë këtë vendim. Dhe gjërat nuk mbarojnë edhe kur heq dorë, e kuptoj këtë gjë. Jeta ime do të jetë e këtillë deri në fund, më pëlqeu ose jo. Megjithëse unë nuk jetoj më ashtu, nuk do të thotë se edhe tjetri bën të njëjtën gjë”.

 

Comments