Jusuf Buxhovi: Çështja e bashkimit kombëtar ka përfunduar në vitin 1912
Historiani Jusuf Buxhovi, në emisionin Pressing, në T7, ka folur në lidhje me çështjen e bashkimit kombëtar, duke thënë se kjo ide ka përfunduar me shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë në vitin 1912, transmeton IndeksOnline.
“Si historian shqiptarët kanë të drejtë në bashkim kombëtar, por si politikan jam kosovocentrist. Sot të mendosh për bashkim kombëtar është ideologji e shekullit të kaluar, kjo ka përfunduar në vitin 1912.Gjysma e shqiptarëve kanë mbetur jashtë Shqipërisë”, tha Buxhovi.
Ai ka thënë se shteti i Kosovës, është arritja më e madhe në këtë shekull për shqiptarët.