Juventusi vendos të rikthejë Marcello Lipin, çfarë do të ndodhë me fatin e Andrea Pirlos

340
fresco

Marcello Lippi do të ritkhehet te Juventusi, por jo në rolin e trajnerit. Italiani do të mbajë postin e drejtorit të zonës teknike të klubit.

Një zgjidhje kjo e menduar nga presidenti Andrea Agnelli i cili ka vendosur ti japë prioritet projektit Pirlo por gjithashtu i bindur për nevojën e përforcimit të strukturës tekniko-menaxheriale duke përdorur përvojën e ish-trajnerit.

Agnelli është i sigurt se skuadra mund të përfitojë shumë nga eksperienca e Lippit i cili e ka drejtuar Juven në dy periudha të ndryshme nga viti 1994 deri në vitin 1999 dhe nga 2001 deri në 2004-ën teksa ka fituar 5 tituj kampionë, 1 Champions League e fundit për bardhezinjtë, 1 Kupë Interkontinentale një Superkupë Europe, 1 Kupë Italie, dhe 4 Superkupa Italie.

Një palmares unik ky për njeri që i ka dhënë shumë futbollit ndërsa ka arritur suksese edhe me kombëtaren italiane si Kupa e Botës në vitin 2006 dhe në Kinë me Guangzhou Evergrande, dhe në moshën 73-vjeçare Lippi mund të rikthehet sërish në aksion.

Comments