Ka ndërruar jetë Huma Ahmeti, nëna e Ali Ahmetit

385
fresco

midle
133278895

Mbrëmë vonë ka ndërruar jetë Huma Ahmeti, nëna e Ali Ahmetit, kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim, transmeton Aktuale.

Njoftimin për vdekjen e Huma Ahmetit e ka publikuar faqja zyrtare në Facebook e Bashkimit Demokratik për Integrim duke shkruar ”Me keqardhje ju njohtojmë që Huma Ahmeti, nëna e kryetarit të BDI-së Ali Ahmeti, ka ndërruar jetë dhe se varrimi do të behët të enjtën, 28 korrik 2016, në varrezat e fshatit Zajas të Kërcovës.

Për orën e varrimit do t’ju njoftojmë më vonë. Shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta familjes Ahmeti” thuhet në njoftimin e BDI-së në Facebook.

Comments