Kadrijaj: Ne e kemi borxh që të kthejmë trupat e personave të pagjetur në Kosovë

420

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës ka thënë se Kosova nuk duhet të lejojë të bëhet asnjë koncesion me trupat e të pagjeturve, raporton Gazeta Express.

Kadrijaj tha se është dashur tash e një 20 vite të gjenden dhe varrosen në atdhe trupat e personave të vrarë.

“Ne kemi pasur shumë masakra në Kosovë, masakra e Prekazit, Izbicës, Qyshkut, Abri e Epërme, Rezallës, etj. Të gjithë ata jo vetëm që janë vrarë, por janë dhunuar për së vdekuri duke i dërguar në varreza masive. Ne ua kemi borxh familjarëve të kthehen ato kufoma dhe të varrosen në atdhe”, ka thënë ajo.

Kadrijaj është shprehur se në vend që një Gjykatë Speciale të ndërtohet në Serbi ajo po bëhet në Kosovë me çlirimtarët, por ato do të kthehen faqebardhë pasi kanë bërë luftë të drejtë.

“Është dashur që 20 vjet të gjenden dhe të varrosen trupat e të pagjeturve. Serbia po u bën presion qytetarëve të saj për të treguar trupat e të pagjeturve. Kosova nuk duhet të lejojë të bëhet asnjë koncesion me trupat e të pagjeturve”, ka shtuar ajo.

Comments