Kajtazi e cilëson si film kërcënimin në Kuvend: Qe pse ky është inskenim
Gazetari Vehbi Kajtazi e ka cilësuar si inskenim kërcënimin e sotëm me bombë që pranoi Kuvendi i Kosovës, në prag të vazhdimit të seancës së 42-të për konstituimin e Kuvendit.
Kajtazi ka radhitur disa nga veprimet e deputetëve të VV-së për ta zbuluar atë që sipas tij del të jetë inskenim.
“Qe pse ky filmi i sotem ne Kuvend eshte inskenim: E para, nese mesazhi per shperthim bombe do te ishte serioz, atehere perimetri i sigurise do te duhet ta perfshinte edhe objektin e Qeverise dhe ndertesave perreth. E dyta, kush e vleresoi se çfare bombe mund te jete ajo? Sa do te ishin permasat e nje shperthimi te mundshem? E treta, kush i garantoi deputetet e Vetevendosjes se ne ndertesen e Qeverise jane te sigurt? Kush e vleresoi bomben se nese shperthen, nuk shkakton deme ne ndertesen e Qeverise qe eshte ngjitur me ate te Kuvendit? Leni keta filma te nderuar!”, thuhet në postimin e tij në Facebook.
Seanca e 42-të është shtyrë për në ora 20:00, për shkak të kërcënimit me bombë.
Deputetët e sapo zgjedhur janë evakuar nga ambientet e Kuvendit, pasi policia kishte pranuar një SMS për një bombë.