“Kam vrarë familjen time, ejani”/ Horror në Itali, polici ekzekuton gruan, dy vajzat dhe veten

395

auto_polizia-scientifica-586x387-2-21478080456

Krimi makabër në familje trondit Italinë. Mësohet se një 49-vjeçar, punonjës policie ka varë me armën e shërbimit gruan, bashkë me dy vajzat e më pas veten.

Ngjarja e rëndë ndodhi në Gjenevë, rreth orës 06:30. Sipas mediave italiane, autori, Mauro Agrosì, pasi kishte kryer krimin, kishte njoftuar policinë për atë çka kishte bërë, e më pas ishte vetëvrarë. “Kam vrarë familjen time. Ejani, derën po e lë hapur”. Të njëjtat burime theksojnë se polici kishte lënë edhe një letër, ku shpjegonte arsyet që e kishin çuar të ndërmerrte këtë akt ekstrem. “Problemet ishin të pakapërcyeshme”, thuhej në letër.

Punonjësi i policisë, kishte vrarë gruan e tij, me të cilin kishte të njëjtën moshë, dhe vajzat 14 dhe 10 vjeç, gjatë kohës që ato kishin qenë në gjumë. Ai i kishte vënë një jastëk për të penguar zhurmën. Ndërkohë, kolegët e tij kanë rrëfyer se Mauro Agrosì ishte një tip i qetë dhe se kurrë nuk mund të mendonin se ai do të kryente këtë akt ekstrem. Sakaq, policia po vijon hetimet në lidhje me këtë ngjarje që ka tronditur opinionin publik në Itali.

Comments