Kamionët bllokojnë udhëkryqin afër Q.T Mavrovasja, transportuesit në protestë

481
fresco

Asociacioni i shoqatave të punëdhënësve të shoqërive transportuese në vend Makam-trans sot ka nisur protestën me kërkesë për shfuqizimin e Dekretit për rritjen e akcizës për karburantet për tre denarë dhe vendosjen e tatimit progresive në të ardhurat për të gjitha veprimtaritë ekonomike dhe joekonomike.

Afër Q.T. Mavrovasja në afërsi të pallatit të gjykatave disa kamionë kanë bllokuar udhëkryqin në shenj proteste.

Sipas ministrit të Transportit dhe Lidhjeve Goran Suagreski, rritja e akcizës së karburanteve është masë antikrizë, e jo masë t’u bëhet ngarkesë qytetarëve.

Comments