KAOS në Entin për Statistikë, shqiptarët masovikisht lënë punën, ndërsa partitë shqiptare heshtin!(DOKUMENT)

196
fresco

Një skandal po tronditë Entin Shtetëror për Statistikë. Shqiptarët e punësuar në këtë institucion masovikisht janë duke e lënë punën.

Rasti i fundit është i Besim Miftarit i cili ka qenë i punësuar nga viti 2006 në sektorin për statistika sociale, ndërsa i dëshpëruar tej mase se nuk ka pasur asnjë avancim në karrierë, Miftari ka vendosur që ta braktisë Entin Shtetëror dhe vendin e tij të punës pas 10 viteve punë të ndershme, me përgjegjësi por i diskriminuar vetëm pse është shqiptar, shkruan Zhurnal.

Besim Miftari është njëri prej ekspertëve më të mirë në fushën e statistikës dhe shkencave kompjuteristike, ndërsa vetëm pse është shqiptar ai nuk u avancua plotë 10 vite. Zhurnal raporton se deri më tani janë larguar 21 shqiptarë nga ky institucion.

Ndryshe, në Maqedoni më shumë se 10 vite nuk realizohet regjistrimi i popullatës, qeveria e Maqedonisë ka frikën se gjatë regjistrimit mund të del se përqindja e shqiptarëve është tepër e madhe, për shkak se numri i nxënësve të shkollave fillore dhe të mesme tregon qartë se 30% e nxënësve filloristë janë shqiptarë.

Mirëpo në bazë të regjistrimit të fundit të realizuar në vitin 2002, shqiptarët e Maqedonisë numërohen se janë vetëm 25.7% e popullatës së përgjithshme.

Comments