Forcat italiane të Guardia di Finanza kanë goditur një tjetër rast të trafikimit të drogës nga brigjet shqiptare dhe nuk bëhet fjalë për një sasi të vogël lënde narkotike.
Operacioni është zhvilluar të mërkurën por është bërë i ditur vetëm këtë të premte falë medias italiane e cila sqaron se është kapur një sasi prej 1.5 tonësh marijuanë.
Në pranga kanë rënë dy shqiptarë të cilët drejtonin skafin ku ishte ngarkuar droga me një vlerë prej rreth 15 milionë eurosh. Të arrestuarit janë shqiptarët V.L 31 vjeç dhe T.N 26 vjeç.
Droga ishte ndarë në 64 pako të mëdha me një peshë prej 1505.30 kilogramësh. Kjo është njëra ndër goditjet e disata vetëm këtë javë nga ana e policisë italiane. Ditën e djeshme u raportuar për sekuestrimin e rreth dy tonëve drogë përmes një skafi, teksa kjo e premte shënon dhe kulmin e “etheve” në të cilat ka hyrë politika shqiptare, fill pas vendimit të prokurorisë ditën e djeshme për të arrestuar dhe hetuar Saimir Tahirin, të akuzuar për trafik droge, lidhje me grupin kriminal Habilaj dhe korrupsion pasiv.