Kapen mat për herë të dytë! Kjo është vajza që i ka marrë zemrën Drini Zeqos [Foto]

676
fresco

Edhe pse është një ndër figurat më të spikatura të ekranit shqiptar, Drini Zeqo është treguar gjithmonë shumë i rezervuar për jetën e tij private. Megjithatë syrit të mprehtë të publikut nuk i kanë shpëtuar disa momente mjaft interesante.

Një vit më parë, ekzatësisht verën e vitit 2018, Drini u pa në plazh, i shoqëruar nga një vajzë e panjohur e cila u tha se ishte e dashura e tij. Gazetari zgjodhi të mos reagonte asnjëherë mbi këto lajme.

Verë 2018

Por së fundmi foto të reja kanë dalë në “dritë”. Një vit më vonë, Drini është fotografuar sërish me po të njëjtën vajzë. “Panorama Plus” ka publikuar një foto ku çifti shihen pranë makinës, teksa ndodhen në Jug të vendit.

Verë 2019

Nuk e dimë nëse edhe këtë herë Drini do të vazhdojë të heshtë apo më në fund do të pranojëromancën e tij të dashurisë./News31.al

Comments