Kapiteni i Dortmundit befason me këtë deklaratë: Të gjithë e donim Barcelonën në grup

521
fresco

Ditën e djeshme u hodh shorti për fazën e grupeve në Ligën e Kampionëve, teksa grupi i cili mund të konsiderohet më i vështiri është Grupi F, ku bëjnë pjesë Barcelona, Interi, Dortmundi dhe Slavia e Pragës.

midle

Diçka e tillë duket se i ka pëlqyer kapitenit të Dortmundit, Marco Reus, i cili ka thënë se ai dhe shokët e tij dëshironin që të kishin në grup Barcelonën.

Gjatë një interviste pas shortit ai është shprehur: “Ne të gjithë para hedhjes së shortit kishim rënë dakord se në grup do të dëshironim katalanasit. Buzëqesh sepse ka ndodhur me të vërtetë. Padyshim është një grup jashtëzakonisht i vështirë. Ndeshjet kundër Barcelonës do të jenë një atmosferë feste për ne dhe tifozët tanë. Besojmë në cilësitë tona dhe qëllimi ynë është të kalojmë”, theksoi gjermani.

Comments