
Për sot është paraparë që të zhvillohet një takim mes kryetarit të Lëvizjes BESA, Bilall Kasami dhe kryeministrit të Maqedonisë, Zoran Zaev.
Takimi pritet të mbahet në hapësirat e Qeverisë ndërsa do të filloj nga ora 16:00.
Sipas informacioneve në takim do të bisedohet për funksionimin e Kuvendit të Maqedonisë si dhe reformat që duhet të bëhen në vend, me theks të veçantë reformat në drejtësi.

