LR PDSH : Misioni i PPS pa “Monstrën” dhe “Lagjen Trimave” i pa suksesshëm!

428
fresco

LR-PDSH nëpërmjet një komunikate për media kanë reaguar në rastin e përfundimit të afatit të mandatit të PSP-së, duke thënë se misioni i tyre pa zbardhjen e rasteve si Monstra dhe Lagja e Trimave, është i dështuar, njofton Zhurnal.

midle

“LR PDSH-ja, që nga fillimi ka përkrahur në të gjitha format dhe mënyrat Prokurorinë Publike Speciale si institucion i pavarur gjyqësor i krijuar nga konsensusi politik. PPS ishte e vetmja shpresë për instalimin e drejtësisë në vend duke filluar me procesimin e lëndëve që dolën nga publikimi i përgjimeve të paligjshme si dhe ndjekjen e personave (politikanëve) të implikuar në krim të organizuar, falsifikim zgjedhor, korrupsion dhe në procese të montuara gjyqësore.

Në konferencën për shtyp të PPS, dy ditë para përfundimit të mandatit të saj informoi opinionin publik për ngritjen e 17 aktakuzave për 18 lëndë përfshirë 94 persona fizik dhe 7 Juridik, ku në mesin e tyre edhe politikan dhe lider partie, për të cilën ne vazhdimisht e kemi përkrahur dhe inkurajuar PPS-në.

Megjithatë LR PDSH vlerëson se sot krahas këtyre aktakuzave të publikuara, duhej të ishin edhe aktakuzat për rastin Monstra dhe Lagjja e Trimave, për të cilat po ashtu kemi dhënë kontribut të vazhdueshëm duke e bërë këto raste pjesë e Deklaratës së përbashkët të partive politike shqiptare, duke e inkorporuar në programin qeveritare si dhe duke treguar gatishmëri të plotë në mbështetje të ligjit për mbrojtjen e dëshmitarëve si dhe vazhdimin e mandatit të PPS”, thuhet në reagimin e LR-PDSH-së.

Comments