Mbështetësit e VMRO-DPMNE-së, bllokojnë bulevardin para Gjykatës Penale

352

Mbështetësit e VMRO-DPMNE-së aktualisht, në këto momente, po mblidhen para Gjykatës Penale në Shkup ku sot kjo gjykate duhet të vendosë për kërkesat për paraburgim që ka kërkuar PSP-ja ditën e djeshme, për ish-kryeministrin Nikolla Gruevski dhe anëtar të tjerë të kësaj partie.

Momentalisht trafiku është komplet i bllokuar në këtë bulevard nga protestuesit që kanë vendosur automjetet e tyre kryq e tërthor në këtë bulevard duke krijuar një kaos total në të gjitha akset që lidhin këtë kryqëzim.

Comments