Kasami: Ministria e Shëndetësisë mbetet te VLEN-i, për momentin nuk ka bisedime për shkëmbim të resorëve

50
fresco

Edhe pas daljes së Arben Taravarit nga Qeveria e që kishte edhe postin e ministrit të Shëndetësisë, Bilall Kasmai tha se ky resor mbetet te VLEN-i. Siç tha Kasami, nuk është biseduar për shkëmbim të resorëve, por pas daljes së Taravarit, janë të gatshëm të bisedojnë në këtë drejtim me partnerët e koalicionit.

midle

“Nuk ka bisedime për këmbim të ministrive. Unë e dhashë një deklaratë se një ndër shkaqet që e kemi marrë Ministrinë e Shëndetësisë ka qenë që drejtpërdrejtë Arben Taravari ka kërkuar që të jetë ministër i Shëndetësisë dhe sigurisht, kur bën kombinaturikat për pozicionet, përgjegjësitë që duhet të ndahen, ndahet edhe në bazë të kapaciteteve që i kemi. Unë e thash si një mundësi që nëse do të ketë nga VEN ndonjë kombinaturikë tjetër për ndonjë kuadër tjetër që është më i rëndësishëm, duhet ta bisedojmë me Qeverinë. Për momentin nuk është folur, mbetet Ministria e Shëndetësisë te VLEN-i”, tha Kasami.

Comments