Kasami ndryshon qëndrim pas takimit me Mickoskin – VLEN-i nën hijen e VMRO-DPMNE-së
Se koalicioni VLEN është krejtësisht i varur nga VMRO-DPMNE, dëshmohet më së miri nga ndryshimi i qëndrimeve të kandidatit për kryetar të Tetovës, Bilall Kasami.
Edhe pse më herët kishte deklaruar publikisht përkrahjen e tij për Haqim Ramadanin, kandidatin për kryetar të Komunës së Bërvenicës, pas takimit me liderin e VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, Kasami ndryshoi qëndrim.
Kasami, pa asnjë hezitim, doli publikisht kundër bashkëpartiakut të vet – një veprim që shumëkush e sheh si përpjekje për të joshur votuesit maqedonas në Tetovë.
Ky qëndrim i tij ka nxitur reagime të shumta në opinionin publik, ndërsa gjasat janë që ky hap t’i kthehet si bumerang, duke i humbur mbështetjen edhe brenda përkrahësve të vet në koalicionin VLEN.
Është me interes të theksohet se, përkundër këtyre zhvillimeve, nuk ka pasur asnjë reagim nga Izet Mexhiti, i cili konsiderohet figura kyçe e këtij koalicioni./faktiditor.info/

