Kasami: Nëntori është i Shqiptarëve, Nëntori është i bashkimit!

433
fresco

Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami nëpërmjet një shkrimi në Facebook ka shprehur ngushëllimet dhe solidaritetin e tij në këto ditë të vështira nëntori për Shqipërinë dhe të gjithë shqiptarët anembanë. Kasami është shprëhur që kur jemi të bashkuar edhe dhimbjet lehtësohen. Ja postimi i tij i plotë në Facebook;

“Është e vështirë të flasësh në këto momente që çdo zemër shqiptari është e thyer dhe lënduar. Solidariteti, bashkimi i shqiptarëve nga të gjitha anët, tregoi që Nëntori na bashkon në gëzim por edhe në tragjedi të mëdha. Shqiptarët ndjejnë dhimbje, ndjejnë trauma por bashkimi i shumë zemrave po e lehtëson dhimbjen, duke i qëndruar afër njëri tjetrit, si vëllezër që jemi. Ky Nëntor ishte shumë më i ftohtë se Nëntorët e tjerë, madje në këtë muaj u ngri buzëqeshja e miliona shqiptarëve, duke u shndërruar ky muaj nga festë në tragjedi.

Nëntori është i Shqiptarëve, Nëntori është i bashkimit, solidaritetit, afërsisë dhe çiltërsisë për të gjithë kombin shqiptar”, ka shkruar Kasami.

Comments