Kasami: Për Reçicën e Vogël po vijnë investime kapitale

71
fresco

Kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami, përmes një postimi në rrjetet sociale njoftoi se ka zhvilluar një kafe-bisedë me banorët e Reçicës së Vogël. Ai tha se qëllimi i takimit ishte informimi i qytetarëve për projektet që do të realizohen në vendbanim, si dhe falënderimi për mbështetjen e vazhdueshme që ata japin.

“Reçica e Vogël i përkrah punët e mira dhe gjithmonë qëndron me ata që kontribuojnë për vendbanimin e tyre. Për Reçicën e Vogël po vijnë investime kapitale”, u shpreh Kasami.

Ai theksoi se banorët e këtij vendbanimi do të jenë pjesë e projekteve të reja që do të përmirësojnë jetën e përditshme në komunitet.

Comments