Kasaphane në Kavajë, 43-vjeçarët vrasin njëri-tjetrin

331

Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë mbrëmje në Kavajë. Nga sherri me th ika dhe armë zjarri brenda një lokali janë shkaktuar dy viktima, ndërsa një tjetër dyshohet se është në gjendje të rëndë.

Altin Rexha nga Kukësi dhe Edmond Gosa nga Kavaja janë vi ktimat e këtij sherri tra gjik që ka tronditur banorët e qytetit. Ngjarja mësohet se ka ndodhur në qendër të qytetit pas një sherri të momentit. Edmond Gosa ka goditur me thikë Altin Rexhën, më pas ky i fundit ka qëlluar tre herë ndaj Gosës.

Njëri prej tyre vi ktimave ndërroi jetë në spitalin e Kavajës dhe tjetri në spitalin e Durrësit. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të plota.

Comments