Katër prizrenas “e zgjidhin” me grushte konfliktin në trafik, dy përfundojnë në spital
Një mosmarrëveshje që patën në trafik, katër prizrenas e “zgjodhën” me grushte.
Policia njofton se këta katër të dyshuar, pas një mosmarrëveshje u rrahën fizikisht mes vete, shkruan lajmi.net.
Si pasojë e përleshjes dy nga të dyshuarit kanë pësuar lëndime të lehta trupore për çka dhe u është ofruar tretmani mjekësor.
Policia bën të ditur se me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt. /Lajmi.net/