Katica Janeva është kthyer sërish në burgun e Idrizovës pasi u gjetën parregullsi në lirimin e saj me kusht

261

Për shkak të parregullsive në lirimin me kusht, ish-prokurorja speciale Katica Janeva është kthyer në burgun në Idrizovë, mëson jozyrtarisht Sitel nga burimet e veta. Drejtoria për Ekzekutimin e Sanksioneve ka vendosur të verifikojë nëse Janeva ka respektuar lirimin me kusht dhe nëse kompania private ku ajo duhej të punonte ishte e hapur.

Burimi i Sitel thotë se pas verifikimit, është konstatuar se zyra ku Janeva duhej të ishte angazhuar nuk funksiononte fare, pas çka ajo është dërguar për të vuajtur dënimin e plotë. Deri në këtë moment, nuk ka një konfirmim zyrtar të këtij informacioni nga Drejtoria për Ekzekutimin e Sanksioneve.

Ndryshe, në vitin 2021, shoumeni Borjan Jovanovski në rastin “Reket” u dënua me nëntë vjet burg për marrje shpërblimi për ndikim të paligjshëm dhe pastrim parash, ndërsa Janeva me shtatë vjet për keqpërdorim të pozitës dhe autorizimeve si prokurore speciale.

Comments