“Kaubojsi”: Jam si kokrra e mollës, s’më ka rrahur askush
Pas lajmit që qarkullonte në media se ishte dhunuar deputeti Eduart Ndocaj, vetë ai e ka mohuar këtë gjë me anë të një sqarimi të dhënë në rrjetin social Facebook.
Ai e ka cilësuar këtë sulm me prapavijë politike.
“Përgënjeshtrojmë një lajm që po qarkullon në media sikur deputeti Ndocaj është dhunuar rëndë fizikisht në Kosovë.
Deputeti Ndocaj është si kokra e mollës e nuk ka asnjë lloj shenje dhune.
Këtë e konsiderojmë si sulme të radhës me prapavijë politike”, përfundon reagimi në Facebook. /albeu/