Kelmendi: Akti i fundit i Kurtit do të jetë nënshkrimi i Zajednicës dhe ikja nga Kosova

157

Ish anëtari i PDK’së, Migjen Kelmendi ka komentuar rezultatet e zgjedhjeve lokale në vend.

Ai ka folur edhe rreth dështimit të Vetëvendosjes në këto zgjedhje ku ka thënë se ky debakël i VV’së dhe Kurtit në zgjedhje lokale nuk është i fundit, përcjell Periskopi.

Sipas Kelmendit do të jenë edhe dy akte shokuese që i presin “të infektuarit” me sëmundjet e Kurtit dhe ato janë, “nënshkrimi i një autonomie territoriale në veri te imponuar por që ky person që dëshiroj të luaj politikash e liderësh, s’ka qare pa e kry” dhe “dhe akti i fundit: ikja e tij prej Kosove”.

Ai gjithashtu uroi PDK, LDK, AAK’në dhe kandidatët e tyre.

“E uroj PDK dhe tanë kandidatët e saj, njisoj si LDK dhe AAK, që dëshmuen se pa partitë që ndërtuen shtetin, që e njohin dhe e çmojnë peshën e kësaj lirie dhe shtetësie, Kosova asht e rrezikueme”./PERISKOPI/

Postimi i plotë:

U ÇEL QIELLI…PO DEL DIELLI

Rralle ndonji parti e ka terratise qiellin mbi Kosove si VV me Albin Kurtin. Perspektiven, sigurine dhe prosperitetin e ketij vendi.

E uroj PDK dhe tane kandidatet e saj, njisoj si LDK dhe AAK, qe deshmuen se pa partite qe ndertuen shtetin, qe e njohin dhe e çmojne peshen e kesaj lirie dhe shtetesie, Kosova asht e rrezikueme.

Moebel THEMA

Bahtiri, Haskuka, Bulliqi, “Miss Gjyshja”, etj., ishin vetem manifestime, pamje tjera te nji personi si Kurti, i cili neper billboarda edhe zavendesonte portretin e tyne me te vetin! Nese e keni pase zor me kuptue kush asht Kurti, kqyrini e analizoni keto zgjatime e manifestime tjera te tij, si keta kandidate te VV qe i permenda ma nalte, dhe e kuptoni lehte.

Nuk po me dhimben ata qe i quejme EX YU, nomenklatura e ish Krahines Socialiste Autonome te Kosoves, ata inxhiniera, mjek, burokrate, teknokrate, aparatçika…qe Kurti i infektoi me smundjet e veta si me Covid, po nji gjenerate e njerezve te ri, te cilet i manipuloi e rrejti aq keq, sa te vjen keq.

Dhe ky debakel ne zgjedhjet lokale i VV dhe Kurtit nuk asht fundi. Jane edhe dy akte shokuese qe i presin “te infektuemit” me smundjet e Kurtit:

– nenshkrimi i nji autonomie territoriale ne veri, te imponueme por qe ky person qe deshti me luejt politikash e liderash, s’ka qare pa e kry;

– dhe akti i fundit: ikja e tij prej Kosove!

Tevona, çka e lidhe kete person me Kosoven, as familja, as akrabaja, as kojshite (jeton i izoluem ne Taslixhe), as shoket (njo s’e ka qe guxon me i thane çka ka me e gjete), as liria, as shteti, as flamuri qe e urrejke, as himni qe s’u çojke kur intonohej….asgja!

Albini ka qene dhe asht – vet. Me smundjet e traumat e veta. Me rimat mediokre te veta.

Albin Kurti ishte test intelegjence qe s’u kuptue nga nji pjese e madhe, ndoshta me te drejte qorrue prej keqqeverisjes, korrupcionit e nepotizmit te qeverive te maparme, por kjo s’e arsyeton faktin qe nji pjese e madhe ra ne kete – test intelegjence.

Por, t’i kthehemi diellit…le ta shijojme…qe…ka nis me dale!

“U çel qielli….po del dielli”, kish me rimue Albini kete moment:)

Comments