Kenan Hasip shkarkon Furkan Çakon sepse kishte orientim proshqiptar?



Siç mëson FLAKA.info, nga burime të afërta nga Partia Demokratike Turke, shkakrimi i ministrit pa resor në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë, Furkan Çkao, po ndodh pasi ai ka kërkuar kualicionim me parti shqipëtare, qoftë ai kualicion para ose pas zgjedhorë.
Po i njëjti burimi i tha FLAKA.info se tanimë një kohë ka presione ndaj Çakos pas kërkesës së tij dhe se partia mundohet të shkakroj atë edhe nga posti Kryetarë i Degës së PDT në Gostivar.
Për habi, vendimi për shkakrim i ministrit Çako merret derisa ai është në Turqi, gjegjësisht pa dijeninë e tij.
Jozyrtarisht FLAKA.info mëson se ministri Furkan Çako ka kërkuar nga organet partiake që të jetë në kualicion me partinë shqiptarë në pushtet, BDI-në e Ali Ahmetit.
Në Kuvend sonte erdhi propozim për shkarkim të ministrit pa resor Furkan Çako propozim ky i Partisë Demokratike Turke e Kenen Hasipit, kurse në vend të tij kryeministri Emil Dimitriev e propozon Bejxhan Ilas.
Partia e Kenan Hasip, i cili drejton këtë parti ndër vite dhe gjatë gjthë kohës ishte deputetët në Kuvendin e Maqedonisë, ka qenë në kualicion vetëm me partitë maqedonase. Viteve të fundit Hasip ishte pa ndarëprerë në kualicion me Nikolla Gruveskit.
Kohë më parë edhe vet lideri i Partisë Demokratike Turke, Kenan, Hasip, dha dorëheqje nga funksioni kryetarë i partisë.
Sipas infomatave jo zyrtare mes Hasip dhe Çako raportet së fundmi janë përkeqësuar, dhe deri aty ka ardhur pasi ky i fundit ka hapur debatin në parti për kualicion me BDI-në gajtë zgjedhjeve të parakohshme parlamentare më 11 dhjetor. Ndryshe, Çkao dhe Hasip janë me prejardhje nga qyteti i Gostivarit, gjegjësisht fshati Vrapçisht.