Këngëtarja e re Tayna mbështet budizmin [Foto]

394

Këngëtarja e re prizrenase për një kohë të shkurtër ka arritur një sukses të cilën as ajo vetë nuk e kishte pritur deri në këtë masë, shkruan Kosovarja.

Rryma në të cilën ajo ka zgjedhur nuk është e pa njohur për publikun kosovar, porse ka qenë më pak i zhvilluar apo i dominuar sa zhanret tjera, behët fjalë për femra si repere.

Tayna është emër i ri në tregun muzikorë por ajo vërtetë ka fituar zemrat e shumë adhuruesve, me vetëm dy këngë arriti të depërtoj dhe të hy në top lista dhe të renditet në pozita shumë të mira duke lënë mbrapa dhe shumë emra të suksesshëm të muzikës shqiptare.

Siç edhe e dimë që ky zhanër i muzikës ka në vetë një zhargon paksa më të rënd dhe më sharës se çdo tjetër. Sigurisht se brenda saj ka dhe thumbime dhe ‘dissa’ për kolegët, shoqërinë apo e në raport me dashurinë.

Tayna ka ditur të godas dhe të gjejë vetën, vera ishte për të e angazhuar nëpër shumë mbrëmje muzikore.

Tani në përfundim të këtij sezoni ajo ka gjetur pak kohë për pushime dhe vendi që ka zgjedhur është Indonezia. Ajo në fotografinë e fundit ka realizuar një zografi para një statuje të Budës ku budizmi është feja e katërt në botë e cila kryesisht është e përhapur në Azi.

Buda është një titull nderues i cili lidhet me një përjetim të quajtur Bodi (Zgjuarje, Ndriçim). Sipas mësimeve Budiste, me Bodi, kuptohet një njohje çliruese dhe fundamentale e një fakti për jetën, me të cilën vije edhe çlirimi prej vuajtjes. Pra, qëllimi i praktikave Budiste është të përjetosh këtë çlirim me anën e mësimeve të Budës

Pra këngëtarja në një formë është duke u ‘çliruar’ nga të gjitha ngarkesat që ka patur gjatë gjithë kësaj kohe. Pra Tayna po gjen vetën edhe në këtë pjesë për ta praktikuar në një formë sa është atje, apo thjesht sa për të marrë vëmendje. Ajo gjithsesi ka dhënë edhe një mesazh duke ju rekomanduar që të “pastroni shpirtin tuaj, Lehoni energji të mirë. Mbani syrin e tretë të hapur”. /Kosovarja/

Comments