Këngëtarja që po sjell shumë hite, zbulon fytyrën [Foto]

208

Këngët e saj i kemi dëgjuar e kënduar sa e sa herë, por shumë rrallë ia kemi parë fytyrën të plotë.

Edhe nëse do të kishim mundësinë ta shikonim, vështirë se do ta njihnim, për shkak të parukes që mban përherë.

E kemi fjalën për këngëtaren e famshme Sia, e cila si rrallë herë është shfaqur pa paruke dhe ka treguar fytyrën.

Ylli i hitit “Chandelier” ka qenë e pranishme në një festë të organizuar nga përfaqësuesit e “Netflix” me një pamje rrezëllitëse që duhet theksuar se i kishte munguar të gjithëve.

Sia dukej e mrekullueshme me një grim të lehtë dhe qerpikë të gjatë që i nxirrnin në pah tiparet e saj prej biondeje.

Ajo u shfaq për herë të parë me paruken e saj tipike në vitin 2015 me anë të së cilës mbronte veten nga paragjykimet e njerëzve rreth pamjes dhe moshës së saj.

Comments