Këpucët më të shtrenjta në botë shiten për 13 milionë funte, dhe janë të mbuluara me 236 gurë të diamantit (Foto)

330
fresco

Një palë këpucë që besohet të jenë më të shtrenjtat në botë, janë duke u shitur edhe atë për 13 milionë funte.

Këpucët e femrave me take të larta janë të punuara nga lëkura e larë në flori, mëndafshi dhe janë të mbuluara me 236 gurë të diamantit, ku në mesin e diamanteve është edhe një i madh i vendosur në mes që i ka 15 karat, transmeton Telegrafi.

Këpucët “Passion Diamond” janë vepër e dizajneres nga Emiratet e Bashkuara Arabe, Jada Dubai, që në fillim të vitit bëri bujë me koleksionin e tij dhe që bashkëpunoi me kompaninë e stolive të arit “Passion Jewellers”.

Këpucët do të përpunohen enkas për këmbët e blerësit potencial, ndërsa modeli protitipi është krijuar në Itali dhe do t’i provojnë 50 VIP-a në hotelin e vetëm në botë me shtatë yje, Burj Al Arab në Dubai.

Comments