KËSHILLI INICIATIV ANULON KONGRESIN E JASHTËZAKONSHËM TË VMRO-DPMNE-së
Këshilli Iniciativ për thirrjen e Kongresit të Jashtëzakonshëm të VMRO-DPMNE-së, ka mbajtur një mbledhje ku janë shqyrtuar përgatitjet për Kongresin e caktuar për më 28 Mars në Shkup.
Për shkak të situatës së përkeqësuar epidemiologjike dhe vonesës me përgatitjet teknike, Këshilli Iniciativ ka marrë vendim që ta anulojë Kongresin e Jashtëzakonshëm.
Sic thuhet në një njoftim, Këshilli Iniciativ me kohë do t`I njoftojë delegatët dhe opinionin për terminin e ri të mbajtjes së Kongresit. /KlanMacedonia

