Këshilltari i Erdogan: Të huajt që drejtojnë emisione gatimi janë spiunë

74

Këshilltari i Erdogan: Të huajt që drejtojnë emisione gatimi janë spiunë

Moebel THEMA

Dyshimi mbi aktivitetet e të huajve që jetojnë e veprojnë në Turqi ka arritur në përmasa absurde. Të paktën në dukje, deklarata e këshilltarit kryesor të presidentit Erdogan, Yi?it Bulut, në televizionin proqevritar “Haber” ngjan e tillë.  Sipas tij individë joturq që shfaqen në emisione televizive që kanë të bëjnë me kuzhinën, pra shefa kuzhine të huaj që marrin pjesë në emisione televizive në Turqi, udhëtojnë në vend për të mbledhur informacione.

Për shembull, pashë një program në një stacion lajmesh dje. Një anglez dhe një italian po mblidhnin mostra në Anadoll dhe udhëtonin nga në shumë provinca dhe fshatra, duke gatuar ushqim. Ju mendoni se ata e bëjnë këtë për përfitimin e tyre personal? Keni parë ndonjëherë ndonjë turk të drejtojë një emsion gatimi në një televizion francez, të vizitojë provincat e Francës, fshatrat dhe kompkekset industriale”, u shpreh Bulut, shkruan Respublica.

Sipas tij këta njerëz përfitojnë nga mikpritja dhe thjeshtësia e turqve, që hapin dyert e tyre, për të mbledhur informacione për vendndodhjen e njësive ushtarake, municionet, armët, si të hysh e të dalësh nga fshati, gjithë pra një panoramë që nevojitet në rast të operacioneve ushtarake. Nuk dihet nëse kjo qasje është objektive apo lidhet siç thotë gazeta turke me adhurimin e Bulut ndaj Erdogan. Pasi në çdo rast ky rikonjicin kuzhinierësh ngjan i ekzagjeruar. Të paktën kështu si përcillet nga media.

Comments