Kështu e përshkruan të madhin Gjergj Kastrioti ‘Neue Bilder Gallerie…’, në vitin 1802:

187
fresco

Nga Gjon Keka

“Mbi këtë shkëmb shkatërroi sundimin e turqve, madje edhe në kohën e lartësisë së tyre më të frikshme; ky është vendi ku i madhi Skënderbe korri fitore kundër dy sulltanëve(Muratit dhe Mehmetit II),kështu më pas ai rinovoj ato mrekulli të vendit të tij …” Ndërsa ‘The Leisure Hour’, viti 1876 e përshkruan rezistencën e Gjergjit dhe emrin e njohur të heroit tonë si vijon: “Para pushtimit turk të Konstandinopojës, Shqipëria ishte e ndarë në principata të vogla, bashkimi i përkohshëm u bë nën Gjergj Kastriotin – Skënderben, i cili ishte i aftë t’i rezistonte për njëzet e katër vjet gjithë pushtetit dhe armatës osmane. Skënderbeu vdiq në Lezhë më 1466 dhe pas vdekjes së tij krahinat ranë në duart e sulltan Mehmetit, i cili me ushtrinë e tij rrethoi dhe pushtoi Shkodrën. Në sundimin e Bajazitit Shqipëria u pushtua pjesërisht dhe kështu ishte deri në kohën e sulltan Sylejmanit dhe Selimit II të cilët e pushtuan tërë vendin. Me vdekjen e Skënderbeut, të gjithë shpresat për rezistencë të suksesshme ndaj turqve u venitën nga bashkatdhetarët e tij. Trupi i heroit më nuk ishte midis tyre. Ai u nxorr nga toka ku ishte varrosur, dhe nga eshtrat e tij ishin bërë “hajmalia”, për të nxitur guximin në fushën e betejës së turqve. Por emri i tij është i njohur në të gjithë Shqipërinë, madje edhe në Italinë Jugore, midis pasardhësve të tij që emigruan nga vendi i tyre, ai është ende heroi i këngëve popullore “.

Comments