

Anëtari i BDI-së Driton Kuçi ka vënë në siklet përfaqësuesin e Besës, Fadil Zendeli, derisa disa herë në debatin në Art Channel, ky i fundit mundohej të thotë se BDI nuk ka vota të pastra shqiptare dhe se ata i ka bashkë me LSDM-në.
“Ti po bëhesh më shqiptar se Ali Ahmeti i cili 30 vite ka kontribuar për çështjen shqiptare…20 mijë vota shqiptare kemi marrë në Këshillin e qytetit të Shkupit. Që nga Likova deri në Strugë, BDI është në epërsi në nivel kombëtar dhe del në oponencë me 3 subjekte më ASH-në, BESËN dhe Dollnen me LSDM-në. Ne kemi mbi 105 mijë vota shqiptare. Pse ka humb bashkëpunëtori juaj Tarçullovski dhe Trajanovski neve kjo nuk na shqetëson. Pse nuk jeni të sinqertë me shqiptarët dhe të tregoni se nga i merrni fondet…”, ka thënë Kuçi i BDI-së, transmeton Aktuale.mk.