Aksidenti i rëndë që ndodhi mesditën e sotme në fshatin Zhur të Prizrenit la tre persona të vdekur.
Tashmë është konfirmuar nga organet se në këtë aksident tragjik, kanë humbur jetën babai bashkë me dy djemtë e tij.
Familjarët e të ndjerëve, kanë publikuar fotot e tre viktimave, duke ndarë dhimbjen për humbjen e tyre.
Në këtë aksident ka humbur jetën R. Sope 50 vjeç dhe djemtë e tij B. Sope 24 vjeç dhe L. Sope 22 vjeç.
Magazina.al, ju sjell fotografitë e tre viktimave të këtij aksidenti.