Këto janë 8 ndeshjet e sotme të Champions League

891
fresco

Sot do të luhen 8 ndeshjet e tjera të fazës së grupeve të Championsit.

Në orën 18:45 do të zhvillohet në “San Siro” takimi Milan-Porto, ku për kuqezinjtë është misioni final për të marrë tre pikët e para në Champions, por edhe për të mbajtur të gjallë shpresat për kualifikim.

Këto janë dy ekipet që mbrëmjen e djeshme siguruan kualifikimin në Ligën e Kampionëve
Në të njëjtën orë do të luajë Real Madrid-Shaktar Donetsk, ku për madrilenët është jetike një fitore, sepse me shumë mundësi do të klasifikohej e para në grup.

midle

Në orën 21:00, do të luhet Sherif Tiraspol-Inter, ku për zikaltrit e Simone Inzagit duhet me çdo kusht fitorja për të qenë ende në garë për kalimin e grupeve.

Liverpool-Atletico Madrid do të jetë një super ndeshje, ku të dyja skuadrat kërkojnë triumfin për kualifikimin për më tej.

Takimet e tjera janë, Dortmund-Ajax, Manchester City-Club Brugge, Leipzig-PSG dhe Sporting Lisbonë-Beshiktash.

Comments