Khedira pensionohet në fund të sezonit

474
fresco
Sami Khedira do të tërhiqet nga futbolli aktiv në fund të këtij sezonit të Bundesligës, i cili përfundon këtë vikend, ka njoftuar të mërkurën ish-mesfushori i Përfaqësueses së Gjermanisë.

“Është një hap i vështirë, por i duhuri. Mendoj se e kam lënë shenjën time si futbollist profesionist për 15 vjet”, ka thënë Khedira, i cili është pjesë e Hertha Berlinit.

Khedira e ka fituar titullin e botës me Gjermaninë në vitin 2014, kurse katër vjet më vonë është tërhequr nga përfaqësuesja për të cilën ka regjistruar 77 paraqitje.

34-vjeçari karrierën si profesionist e ka filluar te Stuttgarti, ekip me të cilin në vitin 2007 e ka fituar titullin e kampionit në Bundesligë.

Ai karrierë ka bërë edhe te Real Madridi, ku ka fituar edhe Ligën e Kampionëve kurse me fanellën e Juventusit është shpallur pesë herë kampion në Serie A. Në fillim të këtij viti, Khedira iu bashkua Herthas.

Comments