Kievi thotë se po kontrollon 1000 kilometra katrorë të territorit rus

234

Komandanti i përgjithshëm i forcave ukrainase tha se ukrainasit kontrollojnë 1000 kilometra katrorë të territorit rus.

Komandanti Oleksandr Sirski tha se edhe pas shtatë ditësh, Ukraina “vazhdon të kryejë një operacion sulmues në rajonin e Kurskut”.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se Rusia u imponoi luftë të tjerëve dhe tani lufta po i kthehet Rusisë.

Nga ana tjetër, lideri rus Vladimir Putin tha se ofensiva ishte një “provokim i madh” dhe urdhëroi forcat ruse të “hedhin armikun nga territori rus”.

Ndërkohë, është urdhëruar evakuimi i 59,000 personave të tjerë nga kjo zonë.
Zyrtarët ukrainas zbuluan se mijëra ushtarë ukrainas morën pjesë në sulm, duke dëshmuar se operacioni ishte shumë më i madh nga sa mendohej më parë.

Një zyrtar ukrainas tha se qëllimi i tyre ishte “të shkaktonin humbje maksimale dhe të destabilizonin situatën në Rusi”.

Kurt Volker, ish-ambasadori i SHBA-së në NATO, tha se pushtimi ukrainas mund të ketë një çmim të lartë politik për presidentin Putin./Indeksonline/

Comments