Kim Jong-un kërcënon sërish: Gati për luftë ditën dhe natën!

353

Kim Jong-un kërcënon sërish: Gati për luftë ditën dhe natën!

Kim Jong-un raportohet se së fundmi ka ndjekur nga afër një stërvitje të ushtrisë së tij me raketë-qitës.

Diktatori koreano-veroi ishte ai që dha urdhër për hapjen e zjarrit dhe ku objektivi u shkatërrua, ai përshëndeti ushtarët e tij, raporton agjencia shtetërore koreano-veriore e lajmeve, KCNA.

Kim Jong-un u bëri thirrje ushtrisë për intensifikimin e trajnimit dhe që të jenë gati për luftë ditën dhe natën, vazhdoi artikulli.

Ky lajm vjen pas pretendimit të Koresë Veriore se raketat e saj, mund të arrinin Shtetet e Bashkuara dhe Europën.

/Syri.net/

Comments