Koreja e Veriut ka lëshuar një raketë balistike, duke realizuar kështu testin e parë që ardhjes në krye të Shtëpisë së Bardhë të Donald Trump, raportojnë sot mediat ndërkombëtare.
Nga ana tjetër, Trump ka siguruar kryeministrin e Japonisë, Shinzo Abe se “Amerika qëndron prapa 100% mbrapa aleatit të saj të madh, Japonisë”.
Raketa balistike koreano-veriore fluturoi në lindje në drejtim të Detit të Japonisë përreth 500 km, thonë zyrtarët e Koresë së Jugut.
Kryeministri japonez tha se testi ishte “absolutisht i patolerueshëm”. Zyrtarët japonezë thanë se raketat nuk kanë arritur ujërat territoriale të vendit të tyre.
Duke folur në një konferencë të përbashkët për shtyp, gjatë një vizite në SHBA, zoti Abe tha se zoti Trump kishte siguruar gjithashtu se ai ishte i angazhuar për “zbatimin më tej të aleancën tonë”.