Kimete Berisha mbështet Amerikën, i reagon ashpër ish-kryeministrit të Shqipërisë

428
fresco

Publicistja Kimete Berisha ka reaguar përmes një postimi në facebok në lidhje me vendimin që Deprtamenti Amerikan ka marrë për ish-kryeministrin e Shqipërisë, Sali Berishën.

Publicistja është shprehur se Amerika asnjëhere nuk gjykon të pafajshmin edhe pse i është dashur 20 vjetë që ta marrë këtë vendim për Sali Berishën, por që është i drejtë sipas saj.

Berisha thotë që të gjithë që kanë bërë dëme vendit po i shohum teksa po fundose, përcjell “Bota sot”.

Ajo përmend rastin e Thaçit dhe Veselit të cilët po gjykohen ende në Hagë.

Shkrimi plotë

What goes around comes around!

Që nuk është normal, që është psikopat, pa ndjenjën e turpit, të frikës dhe të dhembshurisë, e kam kuptuar atëherë kur së bashku me Jozefina Topallin, si kryeparlamentare arrogante dhe e tërbuar, e ‘masakroi’ moralisht një djalë të ri dhe të pafajshëm, për inat të babait të tij.

Kurrë, historia e njerëzimit, nuk njeh rast kur një njeri me pushtet, nga foltorja e Kuvendit merret me ADN-në e një djaloshi të pafajshëm, e akuzon, e gjykon, ia shpall dënimin dhe knaqet kah e gjuan me gurë publikisht, për t’ia nxjerr’ shpirtin, ashtu pamëshirshëm, siç i pëlqen atij

Sali Berisha nuk ngiheh pushtet, dhe për ironi, sa më shumë pushtet që kishte, ndjehej më i vogël, si ato veturat e mëdhaja dhe të bukura për nga pamja, por me ‘motor’ të vogël!

Po.

Është e vërtetë. Çdo gjë kthehet në jetë!

Çka të mbjell – korr!

Po. I kemi parë, kah fluturojnë dhe pastaj kah bien, me kokë teposhtë.

E kemi parë Hashim Thaçin për shembull, duke rënë nga posti i Presidentit në një të burgosur të turpëruar me akuzën për krime dhe për vrasje masive.

Njëri avokat i tij i mban duart në pantallona kur e ‘mbron’ dhe kur gjyqtari kërkon nga avokati të flas me zë më të lartë (se nuk dëgjohet), avokati i thotë ‘nuk mund t’ua prish gjumin familjarëve’.

Avokati tjetër i Hashim Thaçit (dje) i kërkoi Gjykatës ndryshimin e termineve të seancave se tha ‘dua të fle më shumë’.

Kush do ta nënçmonte kështu në mënyrë kaq të vrazhdtë dhe kaq cinike Hashim Thaçin më shumë se avokatët e tij ndërkombëtarë, të cilët shteti i Kosovës i paguan me miliona, që ata të merren me ‘mbrojtjen dhe të drejtën e tyre për t’u ngopur gjumë’!

Kjo ndodh për të ta treguar vendin, për ta parë Ti se s’je askushi!

Dhe ke qenë ‘dikushi’ veç kur ke pasur pushtet (për të sunduar, për të vjedhur dhe për të shkatërruar).

‘Ai që e pushton veten, është luftëtari më i fuqishëm’. Kur ka thënë kështu, Konfuçi e ka pasur fjalën për lakminë, me siguri.

Se kot i mban nën pushtet të tjerët, kur vet je i pushtuar nga lakmia!

E kemi parë Kadri Veselin, që mburrej se ka mbledhur nga Beogradi thasë me dosje për shqiptarët, dhe që vazhdimisht nga PDK provokoheshin dhe frikësoheshin shqiptarët si bashkëpunëtorë të UDB-së…Pra, e kemi parë duke përfunduar në fund si ‘viktimë’ e dosjeve të veta!

I kemi parë tregtarët hajna dhe kriminelë që kanë tubuar miliona por nuk mund ta hanë mallin e vetë, ua hanë të tjerët…

Kemi parë politikanë kriminelë duke blerë ‘diploma morali’, ‘diploma heroizmi’, ‘diploma të dijes’, e pastaj pas ‘diplomimit’ i kemi parë të turpëruar!

E kemi parë se një vepër e keqe që e ke bërë dikur nuk mund të mbulohet me një vepër të mirë që e bën tash!

Sali Berisha e ka anëtarësuar Shqipërinë në NATO (edhe në Konferencën Islamike), por djalin e kundërshtarit (absolutisht të pafajshëm), e ka ndjekur nga Shqipëria dhe e ka bërë për spital!

Pra, ti mund t’i mashtrosh fansat e t’u që mendojnë për Ty veç kur të shohin, apo që ‘të duan’ jo për qejfin e tyre por për inatin që e kanë me armikun tënd, por nuk mund ta mashtrosh Ligjin e Turpërimit!

Nuk mundesh!

Ti nëse e ke mbjellur një gjethe helmi në tokë, ajo rritet, çka paske kujtuar ti, që toka e harron dorën që e mbjelli helmin!

Jo.

E kemi parë që Jo.

E kemi parë që dikush paralelisht (me hile) e bën një vepër të mirë dhe një të keqe, kundërthënëse, me shpresë se e mira e mund të keqen.

Jo.

Se sikur ta dija që Po, që nuk të kthehet e keqja me të keqe, nganjëherë kisha mëkatuar nga pak, kështu veç për aventurë!

Po.

Comments