Kjo është 22-vjeçarja e dyshuar për plagosjen e Vali Corleones
Sot në orët e para të mëngjesit është plagosur Princ Valentino Corleone. Gazeta Insajderi mëson brenda burimeve të sigurta se 22 vjeçarja që shtiu me armë zjarri në drejtim të tij ishte Anita Syla. Sipas këtyre burimeve, ajo ka qenë duke bashkëjetuar me Vali Corleone tash e një kohë.
Policinë e Kosovë e ka konfirmuar rastin duke e trajtuar si ‘Vrasje në Tentative’.
Sipas policisë, në vendin e ngjarjes është gjetur një armë dhe 40 copë fishekë.
Për rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ka urdhëruar që të ngritët Kallëzim Penal për ,,Vrasje në tentativë’’ dhe e dyshuara të ndalet në mbajtje për 48 orë.