“Kjo është ndërtesa e Salës që ndërtoi në 2007”, Rama i përgjigjet banorit [Video]

2,888
fresco

Kryeministri Rama pas takimit me komisionerin e BE-së për menaxhimin e krizave, ka shkuar në disa zona të prekura nga tërmeti ku ka takuar banorët.

Një prej tyre, duke iu referuar një godine, tha se ajo është ndërtuar në kohën e Berishës.

Por, Rama i tha se nuk ka qenë Berisha ai që shkoi dhe e ndërtoi.

“Se mos erdhi Sala këtu me kazmë dhe e bëri, lëri këto histori”, iu përgjigj Rama banorit.

Ndërsa gjatë një debati me një banore tjetër, Rama i tha se nuk është ai eksperti për të vlerësuar dëmet.

Rama: O zemër lere punën e ekspertëve.

Banorja: Ka mundësi të vini ta shikoni?

Rama: Jo, se nuk jam ekspert.

Banorja: Kemi punuar 25 vite për atë shtëpi.

Rama: E di, por tërmeti erdhi pa na pyetur

Banorja: Unë nuk po them se e keni fajin ju.

Rama: Po të ishte ashtu ishte kollaj, se ikja unë edhe zgjidhej kjo punë.

Banorja: Dëmin e kemi shumë të madh.

Rama: O zemër kjo nuk është çështja jote, mua më intereson që natën të mos e kaloni jashtë. Ku ndenjët mbrëmë?

Banorja: Te vëllai

Rama: Atje rri deri kur të vijnë ekspertët, që të vendosin nëse bëhet apo jo.

#TiNukDoJeshKurrëVetëm😢👐🏿🇦🇱Durrës, shkolla “Neim Babameto” – Me Komisionerin Europian, Janez Lenarčič, për të parë nga afër pika të goditura prej tërmetit🇦🇱🤝🇪🇺https://e-albania.al/dhuro/

Gepostet von Edi Rama am Donnerstag, 5. Dezember 2019

Comments