Kjo ishte fushata e Kurtit në Ferizaj e Drenas (VIDEO)

341
fresco
midle

Me pak vonesë nga koha e caktuar, Albin Kurti shkoi në Ferizaj për punë fushate.

Kurtin disa tifozë të një ekipi sportiv të Ferizajt  e pritën te vetura e tij, i kërkuan diçka, por ky refuzoi.

 E njërin nga tifozët, refuzimi për të bërë fotografi me të, e nervozoi.

Kandidatët për deputet të kësaj ane u shprehen të bindur se Kurti do të jetë kryeministër i ardhshëm, njofton Klan Kosova.

E ky vet u mor me koalicionet, kur tha se prijësve të tyre tanimë iu ka humbur lëmshi.

Pas Ferizajt, Vetëvendosje mbajti tubim në Drenas e Malishevë.

Kronikë nga Arbëresha Fazliu.

Comments