Klepto dhe Nushi publikojnë klipin e ri “Prishtinalit”[Video Premiere]

217
fresco

Reperët Nushi dhe Klepto kanë publikuar së fundmi bashkëpunimin e tyre më të ri.

“Prishtinalit” titullohet kënga e tyre e re, e cila është punuar nga TorchMusic .

Për tekstin janë kujdesur vet reperët, të cilët kanë shkruar vet secili pjesën e tij.

Kënga i dedikohet prishtinasve, dhe si rrjedhojë edhe klipi i saj, është realizuar i tëri në Prishtinë.

midle

Një pjesë e tij madje është xhiruar edhe në stadiumin e rinovuar, “Fadil Vokrri”, në Prishtinë.

Stadiumi “Fadil Vokrri”, pjesë e klipit “Prishtinalit”

Nushi dhe Klepto janë dy emra mjaft të pëlqyer të labelit TBA.

Ata janë mjaft aktiv si me koncerte, ashtu edhe në aspektin e prurjeve të reja muzikore.

Comments