Klimovski: BDI duhet ta respektojë parimin “fituesi me fituesin”
Shkup, 5 shkurt – Profesori universitar Aleksandar Klimovski në një nga intervistat e fundit të tij ka thënë se Bashkimi Demokratik për Integrim duhet që të respektojë parimin fituesi me fituesin dhe duhet që të vazhdojë bisedimet me VMRO deri në arritjen e një marrëveshje, shkruan kështu Zhurnal.
“Pres që të vazhdojnë bisedimet. Siç ka thënë lideri i BDI-së, ai do të vazhdojë të bisedojë edhe me VMRO edhe me LSDM. Shpresoj se do të formojnë qeverinë e re, partia fituese tek maqedonasit dhe partia fituese tek shqiptarët, në të kundërtën BDI do ta shkelë parimin që e ka respektuar deri më tani”, ka shtuar mes tjerave Klimovski.