Koalicion me Ramiz Merkon, Mickoski: Tamam puna, janë të pavërteta!
Pas spekulimeve se Ramiz Merko do të jetë në qeveri dhe ka bërë koalicion me VMRO-në dhe VLEN-in i ka hedhur poshtë sot kryeministri Hristjan Mickovski këto duke i quajtur të pavërteta.
“Shikoni, po këtu është portali. Po, janë portale që supozoj që janë të financuara nga një qendër e njëjtë që tani është e zhgënjyer sepse Ramiz Merko nuk e mbështet BDI-në në raundin e dytë, dhe supozoj që tani për të bërë rëndesë të kundërt, si të bëjnë sensacion që ta fundosin atë lajm, nxjerrin në opinion një të pavërtetë. Mendoj, tamam puna, shikoni njerëz, shumë herë në të kaluarën e kemi thënë qëndrimin tonë për Ramiz Merkon, kështu që ja, po e lë në këtë mënyrë të krijojnë sensacion, absolutisht e pavërtetë!”, tha Mickoski.

